Gjatë një vizite që ka bërë në zonën e Shijakut, ku po ndërtohen banesat e reja pas tërmetit të Nëntorit, krejt ”rastësisht” kryeministri Edi Rama ka takuar Lulzim Bashën. Por jo liderin e opozitës dhe Partisë Demokratike, të mos keqkuptohemi!
Rama është njohur me Bashën që punon me një makineri të rëndë, e që sipas dëshmitarëve aty është dhe punonjësi më i mirë i kantierit. Dhe fill pas kësaj bisede kreu i qeverisë u bind se jo të gjithë Lulzim Bashat flejnë gjumë, siç mendon për rivalin e tij politik.
Pjesë nga biseda
Elton Arbana: Ky është Lulzim Basha, punonjësi më i ri që kemi
Lulzim Basha: Jam më i miri këtu
Edi Rama: Punëtori më i mirë që kemi se tani nuk do jeni të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, ka dhe të tjerë që punojnë
(E.K/Faxweb.al)