Home / Editorial / EDHE FUTBOLLI I ZHGËNJYER NGA PREMTIMET E KRYEMINISTRIT

EDHE FUTBOLLI I ZHGËNJYER NGA PREMTIMET E KRYEMINISTRIT

Nga Arber DALMATI –

Ka dy javë që kampionati i Superligës futbollistike është bojkotuar. Nëntë nga dhjetë presidentët e klubeve kanë vendosur të mos i lejojnë skuadrat e tyre të  pjesëmarren në kampionat në shenjë proteste kundër Qeverisë, që, nuk ka aprovuar një ligj sporti, i cili të jetë në gjëndje të kënaqë kërkesat e klubeve.

Irritimi i presidentëve e gjën motivin tek premtimet e bëra  nga Kryeministri Edi Rama, në muajin mars të vitit të shkuar, premtime që deri më tani nuk janë mbajtur dhe që, nga sa duket, as që kanë për tu mbajtur.

Gjithçka ka nisur pas kualifikimit të parë dhe të vetëm në finalet e EURO-2016, që përbën dhe arritjen historike të futbollit shqiptar, kur Federata dhe klubet përpiluan një listë me kërkesa për modifikim të ligjeve me natyrë financiare dhe fiskale.

Ndër kërkesat kryesore janë: miratimi i një ligji sponsorizimi, reduktimi i TVSH-së, nga 20 në 6%, fshirja e gjobave nga detyrimet tatimore dhe zgjatja e përjashtimit nga tatim-fitimi për lojtarët deri në 10 vite.

Këto kërkesa iuë dërguan në rrugë zyrtare Qeverisë dhe Parlamentit, por nuk morrën kurrë një përgjigje.

Në marsin e vitit 2019, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat më të rëndësishëm të kabinetit të tij, u mblodhën rreth një tryeze me Federatën dhe drejtuesit e klubeve, ku premtoi që brenda njëqind ditëve të gjitha kërkesat do të miratoheshin në Parliamentin e sunduar nga mazhoranca socialiste qeverisëse e “rilindjes”.

Ky ishte çasti më shpresëplotë i federatistëve që kanë mbetur të zhgënjyer, pasi që nga ai moment nuk u mbriti asnjë përgjigje tjetër. As nga Kryeministri e as nga institucionet e linjës.  Arsye e vetme kjo që nxiti bojkotin e fillimsezonit të ri. Bojkot që nga sa duket nuk ka për tu tjetërsuar për aq kohë sa Kryeministri ti thërrasë mëndjes së vet dhe të hedh hapin e duhur në mbajtje të premtimeve të bëra.

Premtime të cilat i lëshon si “lopa bajgën”, duke menduar se përpara ka veç sejmen që duhet ti thonë veç “po” kokëpërulur, dhe pa menduar së jo rrallë herë janë pikërisht ato bajga që sjellin rreshqitjen dhe kokëthyerjen e lopëve.

Sigurisht Kryeministri është brenda pellgut të mbi njëqind premtimeve të bëra shtatë vite më parë për “rilindjen” e vendit, mirëpo jemi kurioz të dimë si do ta justifikoj zhgënjimin e federatistëve, që solli bojkotimin e nisjes së Superligës futbollistike?/ Arberianews.net

Check Also

Shifrat e fundit/ Ulet numri i rasteve te reja por shënohen më shumë viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − four =