Home / Uncategorized / Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë , ja emri i veçantë i vogëlushes

Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë , ja emri i veçantë i vogëlushes

Ed Sheeran është bërë baba për herë të parë pasi partnerja e tij Cherry ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmin e ka dhënë personalisht këngëtari përmes një postimi në Instagram, ku tregon edhe emrin e veçantë të vogëlushes, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Ai shprehet se ndihet në qiellin e shtatë tani që është bërë baba, ndërsa u kërkon mediave të respektojnë privatësinë e tyre.

“Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja të ndaja me ju … Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë këtu. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem, Ed x”

Ed është shkëputur përkohësisht nga muzika, dhe ende nuk ka një datë se kur mund të rikthehet, veçanërisht tani që ka mjaft punë me statusin e ri të babait.

Check Also

Prokurori i antimafias italiane jep detaje për “Los Biancos”: U shpërbë “kupola” shqiptare e kokainës. Kishin krijuar “markën” e tyre, e stamponin…

Operacioni i finalizuar ditën e djeshme “Los Blancos” ku u godit karteli më i madh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + two =