Home / Analize / E vërteta pas Trumpit

E vërteta pas Trumpit

Nga Yanis VAROUFAKIS-

Kundërshtarët e ish-presidentit amerikan Donald Trump, e quajnë atë gënjeshtar. Por Trumpështë shumë më keq se sa një gënjeshtar. Shumë politikanë gënjejnë për të mbuluar të vërtetate papërshtatshme për ta. Por Trump mund të tregojë për minuta të tëra të vërteta, që nuk do t’i artikulonte asnjë president tjetër.

Shkencëtarët kanë arsye të forta për ta festuar largimin e Trump, duke gjykuar nga lehtësimi i tyre i dukshëm, se tashmë mund t’i prezantojnë të dhënat epidemiologjike nga podiumi i Shtëpisë së Bardhë, pa pasur frikë nga ndëshkimi. Por, për të përcaktuar nëse mund të presim një ringjallje të plotë së vërtetës nën presidentin e ri Xho Bajden, duhet të kujtojmë se si shoqëritë tona e dallojnë të vërtetën.

Liberalët e duan analogjinë e tregut. Ashtu si veglat, mendimet qarkullojnë në tregun e shkëlqyer të ideve, ku një proces i decentralizuar, që përfshin konsumatorët dhe prodhuesit e pikëpamjeve dhe lajmeve, i vlerëson ata. Opinionet e vërteta, i tejkalojnë ato të rreme.

Mjerisht, tregu i ideve është vetë një gënjeshtër. Ndryshe nga veglat apo luleshtrydhet, dobia e ideve nuk mund të gjykohet në nivelin individual. E vërteta e Darvinizmit, Relativiteti Special i Ajnshtajnit, apo hipoteza Kejnesiane se politika monetare ndalet së funksionuari kur normat e interesit arrijnë në zero, nuk mund të përcaktohet mbi bazën e përvojës personale. Kjo është arsyeja pse ne mbështetemi mbi institucione burokratikethelbësisht jodemokratike për t’i provuar vetë këto teori. Universitetet dhe shoqatat shkencore, marrin përsipër detyrën e filtrimit të gënjeshtrave. Në kontrast me analogjinë e tregut, ato veprojnë si një Ligë e planifikuar nga qendra, duke organizuar procesin hierarkik të rishikimit të kolegëve, me synim falsifikimin e propozimeve në një mënyrë të paanshme.

Çdo shkencëtar, është i motivuar të shohë nëse teoria e tij mbi kafshët i mbijeton këtij procesi. Por të paktën në shkencat natyrore, protokollet e vëzhguara në mënyrë rigoroze,sigurojnë që teoritë e pambështetura në mënyrë empirike, të rrëzohen në dritën e provave. Procesi shkencor tepër i rëndë, dhe aspak personal, i çliroi paraardhësit tanë nga injoranca dhe së bashku me mallrat, ata rrëzuan nënën e të gjitha sistemeve nga lart-poshtë: feudalizmin.

Trump është më i rrezikshëm se sa një gënjeshtar i rëndomtë, pasi ai gjeti një mënyrë për të shfrytëzuar sozinë ekonomike të shkencës. Pas çdo politike qeveritare që na ndikon, fshihen disa hipoteza ekonomike, autoriteti i së cilave forcohet nga një proces i vlerësimit nga kolegët, që në pamje të parë mund të cilësohet gabimishsi një proces shkencor.

Kujtoni pak 3 shtyllat e çdo teorie konspirative popullore. Ajo u jep ithtarëve ndjenjën e çuditshme se ata kanë njohuri superiore. Ajo i fuqizon ata të zbulojnë arsyet egoiste të ekspertëve pëpropagandimin e të pavërtetave. Dhe së fundmi, i bën atë pjesë të një kauze më të madhe se ata vetëkundër një armiku që nuk do të ndalet para asgjëje për të parandaluar shkëlqimin e të vërtetës.

Që të mos harrojmë, këto janë të njëjtat shtylla që mbështetën edhe revolucionin shkencor. Por ajo që e dallon shkencën është procesi i falsifikimit. Teoricienët e konspiracionit nuk kanë frikë nga provat empirike, pasi ata mund ta shpjegojnë atë ose ta përfshijnë tek vetë teoria.

Në të kundërt, provat empirike e ndihmojnë shkencën të hedhë poshtë të pavërtetën, për shkak të indiferencës së natyrës ndaj teorive tona rreth saj. Moti do të bëjë atë që ka ndërmend, pavarësisht nga parashikimet e një meteorologu. Ndaj kur parashikimet e meteorologut janë të gabuara, gabim duhet të qëndrojë tek modeli i tij i parashikimit.

A keni menduar se si dy ekonomistë fitues të çmimit Nobelqë e ndajnë bashkë çmimin njëviti, ta konsiderojnë sharlatan njëri-tjetrin? Kjo nuk do të ndodhte kurrë midis fizikanëve apo biologëve laureatë të Nobelit.

Arsyeja pse ndodh midis ekonomistëve, është se tregjet dhe shoqëritë nuk janë aspak si moti.

Ndryshe nga meteorologjia, nëse një analist i nderuar i financave, parashikon një rënie të mprehtë në bursë, kjo rënie do të ndodhë, edhe nëse analisti mund të ishte i dehur në kohën kur bëri parashikimin.

Kjo është arsyeja pse as suksesi empirik dhe as dështimi, nuk sjellin rrëzimin e një teori ekonomike. Ashtu si teoricienët dhe teologët e konspiracionit, edhe ekonomistët e shkollave të ndryshme – kejnesianëtmonetaristët dhe marksistët – mund të shpjegojnë çdo vëzhgim të mundshëm brenda kufijve të paradigmës së tyre të veçantë.

Dhe ashtu si fetë, besimi mbizotërues rezulton nga lufta për pushtet midis grupeve që fshehin interesat e tyre pas dogmave të ndryshme. Këtu qëndronte edhe thelbi i suksesit të Trump. Për dekada përpara zgjedhjes së tij si presidentshumë njerëz të pafuqishëm i kishin dëgjuar ekspertët ekonomisë t’u thoshin se politikat që po u shkatërronin jetën, i kishin mbijetuarprocesit të falsifikimit shkencor.

Ishte një gënjeshtër monstruoze, që i dha mundësi Trumpit ta përdorë dëshpërimin e tyre si një armë kundër establishmentit. Fatmirësisht Trump është tashmë jashtë Shtëpisë sëBardhë. Por pikëpamja mbi ekonomisë që i dha Trump presidencës së tij mbetet atydhe ndikimi i saj do jetë edhe më i madh nën presidentin Xho Bajden.

Administrata e reështë e mbushur me të njëjtët ekspertë që promovuan profecitë e rreme, tëcilat përforcuan rendin e pabarabartë, shfrytëzues, irracional të ekonomisë dhe shoqërisë që lindi Trumpizmin. Normaliteti është rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë.

Bajden do të përpiqet të mos gënjejë, duke kërkuar kur duhet që të jetë ekonomik me të vërtetën. Por ai gjithashtu nuk do të zbulojë kurrë të vërteta thelbësore, si ato që Trump lejoi ndonjëherë t’i rrëshqisnin. Kështu e vërteta do të mbetet nën rrethim nga ekspertët që shërbejnë në administratën e re, si dhe nga Trumpizmi. /

“Project Syndicate” – Bota.al

Check Also

Pse Gjermania duhet të braktisë ndërtimin e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”

Pas arrestimit arbitrar dhe dënimit të liderit të opozitës ruse, Alekei Navalni, sanksionet e reja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =