Home / Aktualitet / E trishtë/ Tjetër humbje për “bluzat e bardha”, COVID i merr jetën mjekes në Tiranë

E trishtë/ Tjetër humbje për “bluzat e bardha”, COVID i merr jetën mjekes në Tiranë

Ditën e sotme është regjistruar një tjetër viktimë nga radhët e bluzave të bardha nga Covid-19. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë bëri me dije se koronavirusi i ka marrë jetën mjekes endokrinologe në Tiranë, Valentina Liles.

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë i ka shprehur ngushellimet familjarëve dhe kolegëve të viktimës.

Disa ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e pyetur për numrin e mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi, nuk dha një shifër me arsyetimin se nuk është etike.

Sa i përket të infektuarëve, ajo tha se janë rreth 2400 punonjës të personelit shëndetësor që janë prekur nga Covid-19, që prej fillimit të pandemisë.

Tjetër viktimë nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekes

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 8 =