Home / Aktualitet / E trishtë/ Sapo solli në jetë fëmijën e saj, ndërron jetë nga Covidi 24-vjeçarja

E trishtë/ Sapo solli në jetë fëmijën e saj, ndërron jetë nga Covidi 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Klinikën Sportive në Kosovë si pasojë e infektimit me Covid-19. Mësohet se e reja sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, ndërkohë që fatkeqësisht nuk mundi dot ta fitonte betejën me virusin.

Koha raporton se ajo ka vdekur pas qëndrimit disa ditor në këtë klinikë të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka thënë se e ndjera kishte shkuar e prekur me koronavirus në këtë klinikë dhe se janë detyruar ta operojnë për shkak të gjendjes së saj të rënduar me frymëmarrjen.

“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Ismaili duke shtuar se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ismaili ka shpjeguar se menjëherë pas lindjes e ndjera ishte transferuar në Klinikën Sportive.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =