Home / Aktualitet / E trishtë/ Përlotet motra e Klodianit: Erdha nga Italia dhe takova vëllain të vdekur në arkivol

E trishtë/ Përlotet motra e Klodianit: Erdha nga Italia dhe takova vëllain të vdekur në arkivol

Përlot me fjalët e saj motra e Klodian Rashës, 25-vjeçarit të vrarë nga një efektiv i policisë një ditë më parë.

Bora Rasha, motra e vogël e Klodianit, ka qenë sot mes qindra protestuesve që janë mbledhur fillimisht përpara Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marrshuar drejt Kryeministrisë.

Me flamurin kombëtar në duar, ajo tha se erdhi nga Italia, por vëllain e takoi të vrarë me dy plumba. Sipas saj Klodiani u qëllua në zemër dhe në kokë.

“Kërkoj drejtësi për vëllain. Ishte i fejuar dhe prisnim ta martonim këtë vit. Për se e qëlluan kur s’kishte faj?”, tha motra e Klodianit, Bora Rasha.

“Kam qenë në Itali, dhe jam nisur për ngjarjen. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai e blinte paketën rreth 20 minuta në këmbë. Probleme nuk ka patur, ai ka qenë djalë i mirë, i rregullt. Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim ta martoni. E takova para gjashtë muajsh. Kur erdha nuk e takova të gjallë, e takova në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. S’ka patur faj fare, për çfarë e kanë qëlluar. Duhet të qëllonin në ajër, jo në zemër. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, u shpreh Bora, motra e vogël e Klodian Rashës.

Check Also

COVID-19/ Si duhet të sillemi pas vaksinimit?

Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + eighteen =