Home / Aktualitet / E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë shumë të re zyrtarja e Ministrisë së Kulturës

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë shumë të re zyrtarja e Ministrisë së Kulturës

Ministrja Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Vlora Dumoshi, ka njoftuar për vdekjen e zyrtares Vlera Fetahaj.

“Vlera ka qenë një model i një nëne e gruaje të suksesshme dhe si zyrtare e ministrisë duke kryer çdo detyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ne në ministri ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin ta njohim e të punojmë me të”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.Ndërsa, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Postimi i plotë:

Të nderuara familjet Rugova e Fetahaj,Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta, në moshë të re të familjares tuaj, Vlera Fetahaj, zyrtares tonë, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vlera ishte bija e juaj, grua e nënë, ndërsa për ne ishte një zyrtare e cila e ka dhënë kontributin e saj të pashoq në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore.

Vlera ka qenë një model i një nëne e gruaje të suksesshme dhe si zyrtare e ministrisë duke kryer çdo detyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ne në ministri ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin ta njohim e të punojmë me të.Me energjinë pozitive që ka përçuar tek të tjerët, Vlera, ka qenë frymëzuese dhe nxitëse edhe për kolegët e koleget e saj në ministri, për të përmbushur objektivat dhe prioritetet e institucionit.

Me ikjen e saj të hershme nga kjo botë, Vlera, ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm për familjen, për vajzën e saj por edhe për ne si institucion.Në emër timin dhe të stafit të Ministrisë, pranoni ngushëllimet tona për këtë humbje të madhe.

Sinqerisht,

Vlora Dumoshi

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

E dhimbshme! Ndahet nga jeta në moshë shumë të re zyrtarja e

Check Also

Tragjedi në familjen shqiptare/ COVID u merr jetën dy vëllezërve brenda 24 orëve

Situata e koronavirusit duket se po del nga kontrollit, pasi vetëm dy ditët e fundit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =