Home / Aktualitet / E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë shumë të re mjekja nga Durrësi

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë shumë të re mjekja nga Durrësi

Një lajm tragjik vjen nga Durrësi. Mjekja onkologe, Anisa Dedja, është ndarë sot nga jeta në moshë shumë të re. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fatkeqësisht mjekja nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen. E reja kishte përfunduar studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Postimi:

Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj

Check Also

Tragjedi në familjen shqiptare/ COVID u merr jetën dy vëllezërve brenda 24 orëve

Situata e koronavirusit duket se po del nga kontrollit, pasi vetëm dy ditët e fundit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 6 =