Home / Kronike / Kronike / E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari dhe profesori i njohur

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari dhe profesori i njohur

Nga Gezim BASHA-
Sokrat Papadhopulli, një fisnik i rrallë, intelektual klasi, iluminist dhe humanist i madh, e varfëroi me ijken e tij Gjirokastrën, Dropullin dhe të gjithë Shqipërinë.
Matematicien me dhunti të rralla, para të cilit përuleshin profesorët, ai kontribuoi për shumë dekada në arsim duke manifestuar modestinë e njeriut të madh që punonte pa u lodhur, afër njerëzve dhe larg krekosjes akademike.
Ndër komentatorët sportivë më elegantë të shtypit Shqiptar, enciklopedist i futbollit, shkrimet e frymëzuara të Sokrat Papadhopullit na bënin ta donim edhe më shumë ekipin tonë simpatik, Luftëtarin e Gjirokastres.
Jeta e ti mbetet shembull i mundësisë mendore dhe shpirtërore për të qenë njëherësh Shqiptar dhe Grek, minoritar dhe gjirokastrit, duke ruajtur thelbin e patjetërsueshëm njerëzor.
Personalitet i rrallë dhe i madh, që do të na mungojë!
U prehtë në paqe!
καλό ταξίδι
RIP!

Check Also

Policia i bëri shenjë të ndalonte, 37-vjeçari hedh qesen e kokainës nga dritarja e mjetit

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në rrugën e Elbasanit, teksa policia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − two =