Home / Bota / E trishtë/ E zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i aktores në fund të liqenit

E trishtë/ E zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i aktores në fund të liqenit

Pas 6 ditësh intensive kërkimi është gjetur trupi i aktores së njohur Naya Rivera të serialit të famshëm Glee, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në një liqen në Kaliforni.

Autoritet pritet ta konfirmojnë formalisht që trupi i gjetur i përket 33-vjeçaret por nga raportimet e para thuhet se janë të bindur.

Rivera u zhduk të mërkurën e javës së kaluar në liqenin Piru pasi mori një varkë me qera për t’u relaksuar me të birin Josey.

Ishin pushuesit e tjerë ata që gjetën 4-vjeçarin e vetmuar në varkë dhe njoftuan menjëherë autoritetet.

Në deklaratën që i biri bëri tha se nëna e tij ishte hedhur për të notuar dhe se nuk ishte kthyer më.

Skuadrat e shpëtimit shpenzuan 6 ditë intensive natë e ditë duke kërkuar në liqen.

Check Also

Moti vijon të na surprizojë/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Ditët me mot me diell dhe temperatura të larta tashmë duken të largëta dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =