Home / Aktualitet / E trishtë/ COVID i merr jetën në moshën 55-vjeçare komandantit Ndriçim Sallaku

E trishtë/ COVID i merr jetën në moshën 55-vjeçare komandantit Ndriçim Sallaku

Komandanti i Komandës Mbështetëse, Ndriçim Sallaku ka humbur betejën me koronavirusin.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur në ‘Facebook’, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai ka nderruar jete ne moshen 55-vjecare.

Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 20 =