Home / Aktualitet / E trishtë/ Covid-19 i merr jetën një prej shefave më me emër të kulinarisë shqiptare(EMRI+FOTO)

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën një prej shefave më me emër të kulinarisë shqiptare(EMRI+FOTO)

Ka ndërruar jetë për shkak të covid-19 një prej shefave më me emër të kulinarisë shqiptare Përparim Babalija.

Ishte ndër shefat më të mirë që promovoi fuqishëm kulinarinë shqiptare. “Një djalë që ka kontribuuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu I lehtë koleg”, shkruan në faqen e vet në shenjë homazhi Mrizi I Zanave, e pronari I saj Altin Prenga.

Përparim Babalija, ka lindur në qytetin e Gjakovës, në Kosovë. Sic ka treguar nëpër intervista frymëzimi I tij ka qenë gjyshi Isa dhe babai Valdeti.

Ai u kualifikua më pas në Francë dhe Poloni dhe solli në Shqipëri e Kosovë eksperiencën evropiane, duke kombinuar ushqimin evropian me atë tradicional të Kosovës.

Dy vite më parë ai ishte pjesmarrës në organizimin “Shije shqiptare” që u bë në Tiranë e më pas edhe në Kosovë, ku shefat më në zë të Kuzhinës shqiptare gatuan pjatat tradicionale të trevave nga ata vijnë.

Shef Përparim Babalija

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =