Home / Aktualitet / E trishtë/ Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur nga Vlora

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur nga Vlora

Mjeku i njohur vlonjat, Llambro Bala ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Prej ditësh doktori ishte i infektuar, ndërsa nuk mundi dot që të mposhte virusin e rrezikshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e mjekut të njohur dermatolog.

“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij……. I paharuar qofte kujtimi i Tij!”,- thuhet në postim.

Ish-ministri Arben Malaj ka shkruar një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, ndërsa e përshkruan mjekun si një njeri fisnik dhe i kudogjendur.

“Nje lajm i trishtueshme per nje nga mjeket e jashtezakonshem te Vlores. Nje njeri fisnik dhe i kudogjendur. Buzagaz dhe i pa pertuar. Ngushellime famijes! U prehte ne paqe!

Kolegeve ne fb u kerkoj ndjese per mbingarkesen e postimeve me lajme te tilla por i kam njohur edhe personalisht dhe dua tju shpreh mirenjohje deri ne fund”,- shkruan Malaj.

Check Also

Organizoi ceremoni mortore, gjobë 1 milion lekë për pronaren e lokalit

Administratorja e një lokali në Lushnje është ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë pasi në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + seven =