Home / Aktualitet / E trishtë/ Çiljeta Xhilaga në zi, humb të atin si pasojë e koronavirusit

E trishtë/ Çiljeta Xhilaga në zi, humb të atin si pasojë e koronavirusit

Babai i Çiljetës, Ferdinand Xhilaga, ka humbur jetēn pas komplikacioneve nga Covid-19.

Disa ditë më parë, këngëtarja braktisi emisionin e mëngjesit në Top Channel, pikërish prej gjendjes së rënduar të babait të saj.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e ‘Wake Up’, këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha moderatori Isli Islami mëngjesin e programit.

Fatkeqësisht ai nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin dhe ditën e sotme u nda nga jeta. Në rrjetet sociale Çiljeta ka vendosur fjongon e zezë, simbol në të tilla raste.

I ati i Çiljetës, së bashku me të vëllain, Tim Xhilaga, në fillim të viteve ’60, ishin disa nga djemtë më të njohur të Rrugës së Dibrës, e cila asokohe konsiderohej si “Broduej” shqiptar dhe shërbente ndër të tjera si një vend ku demostroheshin me kënaqësi të rejat e fundit në modë dhe jo vetëm.

Check Also

Sot iu bashkua zyrtarisht PD-së, por ja çfarë thoshte Bamir Topi kohë më parë për Bashën

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka gjetur marrëveshjen me një figurë të vjetër të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 9 =