Home / Aktualitet / E shoqëruan si të dyshuar për vjedhje, policët dhunojnë të miturin në Kamëz

E shoqëruan si të dyshuar për vjedhje, policët dhunojnë të miturin në Kamëz

Një i mitur në zonën e Kamzës dyshohet se është dhunuar nga policia gjatë kohës që është mbajtur në rajon si pasojë e shoqërimit të tij në komisariatin nr.5 lidhur me një vjedhje të dyshuar që ka ndodhur në zonën e Kamzës në datën 29 mars.

Shenjat e dhunës janë konstatuar nga e ëma e tij e cila pasi priti 6 orë në komisariat për lirimin e djalit të saj.

Sipas të ëmës djali kishte shenja të dukshme dhune në pjesën e brendshme të gojës, dëmtim në fytyrë dhe në kokë. Gjendja psiko-emocionale e të miturit paraqitet shumë e rënduar pas trajtimit që i është bërë dhe dhunës së ushtruar nga autoritetet e policisë së shtetit në komisariat.

Mamaja e të miturit është ndaluar nga policia e Komisariatit nr.5 në momentin që po tentonte të telefononte Avokatin e Popullit për rastin e djalit të saj.

CRCA (Qendra Kombëtare mbi Rehabilitimin dhe Riintegrimin e të Miturve në Konflikt me Ligjin) nëpërmjet një deklarate i drejtohen policisë së shtetit dhe komisionarit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të pavarur të rastit të torturës dhe trajtimit cnjerëzor ndaj të miturit. CRCA gjithashtu kërkon vënien përpara përgjegjësisë ndaj cdo punonjësi të policisë në Komisariatin nr.5 që kanë keqtrajtuar të miturin.

Check Also

“Kush o komunist këtu oooo të djathtë?” Rama me tone të ashpra nga Durrësi

Rama: Kanë gjë të bukur këta se thonë se jam anti-komunist se më kanë dërrmu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 16 =