Home / Bota / E rëndë, zjarr në një spital privat Covid, humbin jetën 9 persona

E rëndë, zjarr në një spital privat Covid, humbin jetën 9 persona

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku nëntë persona që po trajtoheshin për Covid-19 kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarrit në një spital privat.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit në njësinë e kujdesit intensiv COVID-19 të Spitalit Universitar ‘Sanko’.

Sipas deklaratës së spitalit “Sanko”, zjarri u shkaktua nga një makineri e terapisë me oksigjen.

Pacienti më i ri që vdiq nga shpërthimi i zjarrit ishte një 56 vjeçar, ndërsa më i moshuari 85 vjeç.

Ekipet e policisë dhe zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe brenda disa orëve kanë vënë në kontroll flakët.

Sakaq, autoritetet turke bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku humbën jetën 9 persona.

Check Also

Britanikët po ”çmenden” pas këtij ilaçi, u përdor dhe nga vetë Trump

Shërbimet Shëndetësore në Britani kanë zbuluar një ilaç eskperimental, që mund të jetë efikas ndaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =