Home / Aktualitet / E RËNDË/ Vetëvaret në pemën pranë shtëpisë 85 vjeçarja në Vlorë

E RËNDË/ Vetëvaret në pemën pranë shtëpisë 85 vjeçarja në Vlorë

Një e moshuar ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë pranë banesës së saj.

Sipas policisë, 85 vjeçarja me inicialet Z.L u gjet e varur, ndërkohë që nuk i janë evidentuar shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga litari në trupin e saj.

“Në orët e mesnatës, në fshatin Mazhar të Selenicës, në një pemë pranë banesës dyshohet se ka varur veten 85 vjeçarja Z.L.

Nga kqyrja trupore nuk vërehen shenja apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga litari. Dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur”, njofton Policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Check Also

Personat e prekur nga kjo sëmundje mund t’i shpëtojnë koronavirusit

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Dukës të Karolinës së Veriut ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =