Home / Bota / E rëndë/ Sulm terrorist natën e Kurban Bajramit në Afganistan, 17 viktima

E rëndë/ Sulm terrorist natën e Kurban Bajramit në Afganistan, 17 viktima

Një makinë bombë ka shpërthyer në provincën Logar të Afganistanit, duke lënë së paku 17 të vdekur.

Shpërthimi ndodhi para se të niste armëpushimi i shpallur nga talibanët për festën e Bajramit.

Talibanët e mohuan përgjegjësinë për sulmin, ndërsa grupi militant Shteti Islamik nuk lëshoi ndonjë deklaratë. Sulmi besohet se u krye nga një kamikaz, tha zëdhënësi i guvernatorit të provincës Logar, Dedar Lavang.

Sulmi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit, ndërsa përreth kishte njerëz që bënin pazare për Bajram.

“Terroristët sulmuan edhe një herë në natën e Bajramit dhe vranë disa njerëz tanë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Arian.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmi “nuk ka të bëjë asgjë me grupin e tij”. Talibanët dhe Qeveria afgane ranë dakord për një armëpushim treditor, duke filluar nga e premtja – dita e parë e Bajramit.

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × one =