Home / Aktualitet / E rëndë/ Shqiptarët masakrojnë me thikë 14-vjeçarin grek

E rëndë/ Shqiptarët masakrojnë me thikë 14-vjeçarin grek

Një grup të rinjsh shqiptarë në Greqi kanë sulmuar një 14-vjeçar grek të cilit i kanë marrë celularin dhe e kanë gotur atë me thikë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit disa sekonda pas sulmit. Fillimisht duket sikur grupi me të rinj, shtatë nga Shqipëria, një nga Gjeorgjia dhe një nga Moldavia ishin duke shkuar drejt një restoranti, dhe në mënyë të shpejtë ata e sulmuan 14-vjeçarin dhe i morën atij celularin dhe në mënyrë të shpejtë u larguan nga vendi.

I ati i të plagosurit pas arrestimit të të miturve kërkoi dënimin e tyre maksimal që ngjarje të tilla të ndalen. “Djali im jeton falë një mrekullie, gjithaçka ndodhi shumë shpejt, këto duhet të ndalen ” tha ai.

Check Also

Situata me zjarret në Gjirokastër përshkallëzohet më tej, niset me urgjencë në spital një ushtar

Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 15 =