Home / Aktualitet / E rëndë/ Shoferja përplas 14-vjeçarin, ecën mbrapsht dhe përplas edhe dy makina të tjera

E rëndë/ Shoferja përplas 14-vjeçarin, ecën mbrapsht dhe përplas edhe dy makina të tjera

Një shofere 53-vjeçare ka shkatuar një aksident të rëndë në Tiranë ditën e sotme.

Teksa po ecte mbrapsht me mjetin e saj ka përplasur rëndë një 14-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në rrugën ”Sandër Prosi” duke i dhënë mbrapa automjetit ka përplasur adoleshentin që është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo gjithashtu ka përplasur edhe 2 mjete të tjera që ishin të parkuara ndërkohë.
53- vjeçarja ka rënë në prangat e Policisë.

”M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.”– thotë njoftimi i Policisë.

Check Also

Kriza nga “COVID-19” rrëzon eksportet Shqipëri-Kosovë

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës për tetë muajt e parë të këtij viti kanë rënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 10 =