Recepsionisti i një kompleksi në fshatin turistik të Llogarasë është gjetur pa shenja jeta ditën e sotme, ndërsa policia bën me dije se paraprakisht dyshohet se ai është vetëvarur.
Viktima është 50-vjeçari me inicialet K.A, banues në Vlorë, ndërsa nga këqyrja e trupit të tij nuk vërehen shenja dhune, apo dëmtime të tjera.
Nuk dihen ende arsyet që mund ta kenë çuar 50-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Njoftimi i plotë i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.
Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.