Home / Aktualitet / E rëndë, punëtori bie nga skelat, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

E rëndë, punëtori bie nga skelat, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një punëtor ka rënë nga skelat.

Bëhet me dije se ka rënë nga skelat një burrë rreth 55 vjeç. 55-vjeçari ka marrë plagë të rëndë dhe është dërguar me urgjecë në spital në gjendje kritike.

“Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 5 =