Home / Aktualitet / E rëndë/ Po peshkonte me gjenerator, humb jetën 56-vjeçari në Bulqizë (FOTO)

E rëndë/ Po peshkonte me gjenerator, humb jetën 56-vjeçari në Bulqizë (FOTO)

Një 56-vjeçar nga Bulqiza i identifikuar si Ramazan Murrja ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa ishte duke peshkuar me gjenerator në lum.

Ngjarja ka ndodhur tek Zalli i Bulqizës, në vendin e quajtur “Tre Çezmat”.

Ende nuk bëhen me dije detajet për ngjarjen e rëndë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ramazan Murrja

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =