Home / Bota / E rëndë/ Po falnin namazin, vriten tetë anëtarët e një familje

E rëndë/ Po falnin namazin, vriten tetë anëtarët e një familje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një xhami në provincën lindore të Afganistanit, ku tetë anëtarë të një familje humbën jetën pasi disa persona të armatosur hapën zjarr.

Sipas informacioneve të policisë  tetë personat që humbën jetën ishin nga e njëjta familje, pesë vëllezër dhe tre kushërinjtë e tyre.

Deri më tani indetiteti I autorëve nuk është bërë I ditur dhe nga informacionet e deri më tanishme mësohet se ngjarja ka ndodhur për disa konflikte për tokën.

“Të shtënat ndodhën në kohën e taravisë (lutje shtesë në mbrëmje gjatë Ramazanit). Ky ishte një sulm i shënjestruar dhe informacioni fillestar tregon se një mosmarrëveshje tokësore ishte arsyeja”

Përplasjet për mosmarrëveshjet për tokën janë të zakonshme në të gjithë Afganistanin. Të ashtuquajturat gjakmarrje mund të zgjasin me dekada, duke kaluar nëpër breza në një cikël dhune.

Check Also

Politikani hyn me cigare hashashi brenda në Parlament

Çështja e legalizimit të përdorimit të marijuanës nxiti debat të ashpër në parlamentin e Francës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =