Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku kanë humbur jetën 10 foshnje të porsalindura.
Bëhet me dije se ka rënë zjarr në spitalin e Qarkut Bhandara, ku dhjetë fëmijë të porsalindur kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë shpëtuar.
Zjarri ka rënë rreth orës 02:00 natën e djeshme dhe nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar zjarrin.
Mediat e huaja shkruajnë se përpjekjet për të shpëtuar fëmijët që ndodheshin në njësinë e kujdesit për të porsalindurit u pengua nga shpërthimet e vazhdueshme brenda repartit. Një infermiere në detyrë tha se ajo lajmëroi autoritetet pasi pa tymin që dilte nga reparti i bebeve.
Kryeministri i Indisë Narendra Modi e përshkroi incidentin si një tragjedi dhe u shprehu ngushëllime familjarëve.