Home / Aktualitet / E rëndë në Lezhë, 21 vjeçari dhunon fizikisht nënën e tij

E rëndë në Lezhë, 21 vjeçari dhunon fizikisht nënën e tij

Një i ri u arrestua sot në Lezhë, pasi sipas policisë ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Ndaj 21-vjeçarit me iniciale K.L rëndon akuza e dhunës në familje.

Po, ashtu policia e Lezhës njofton arrestimin 24-vjeçarit me iniciale R.Gj. pasi tentoi të hynte në një shtëpi më lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë. Pronari i shtëpisë, me iniciale F.M. ka njoftuar policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi të dyshuarin.

Njoftimi i plotë i policisë Lezhë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentoi të vidhte në banesën e një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia.

Bien në prangat e policisë edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Forca e pocaçme “Shqiponjat” në DVP Lezhë, me të marrë njoftimin së një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit F. M., në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, janë nisur për në adresën e dhënë dhe kanë bërë rrethimin e saj. Gjatë vëzhgimit kanë konstatuar një shtetas që po tentonte të largohej duke zbritur nga kolona e banesës, i cili është kapur nga shërbimet e policisë dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë ”

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. L., 21 vjeç, banues në Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 62 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Ky shtetas ka punësuar për ndërtimin e një objekti banimi, shtetasit I. Rr. dhe S. Rr., banues në Kosovë, të cilët punonin të paregjistruar në objektin që ishte në shkelje të lejes ndërtimore. Paraditen e djeshme, shtetasit I. Rr. dhe R.Sh., duke punuar kanë rënë nga skela dhe kanë marrë dëmtime. Këta shtetas janë dërguar për të marë mjekim në spitalin rajonal Lezhë.

——

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi shtetasi S. L., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, ka gjetur municion luftarak (9 fishekë) në oborrin e banesës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

BE pranon certifikatën e vaksinimit për udhëtimet, ja kur do të prezantohet

Komisioni Europian ka pranuar propozimin për “Certifikatën e Gjelbër Dixhitale” dhe pritet që ajo të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =