Home / Kronike / Kronike / E rëndë në Kavajë, makina përplas biçikletën, vdes 78-vjeçari (EMRI)

E rëndë në Kavajë, makina përplas biçikletën, vdes 78-vjeçari (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari është regjistruar sot në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:15 në vendin e quajtur rrethrrotullimi i motor-pompës.

Gazetari Klement Baçi raportoi për ‘BalkanWeb’ se një makinë ka përplasur një biçikletë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit, shtetasi Latif Gjeçi.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.

“Më datë 19.10.2020, rreth orës 09:40, në vëndin e quajtur “Pompat e Ujit”, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Gj., 78 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Check Also

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë/ Kundër padisë së shefes së Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes ndaj gazetares Juli Ristani dhe dy mediave

Tiranë më 1 12.2020 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim një proces të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − ten =