Home / Aktualitet / E rëndë në Itali/ Shkoi tek një i afërm për ta ndihmuar në lyerje, bie nga skela 50-vjeçari

E rëndë në Itali/ Shkoi tek një i afërm për ta ndihmuar në lyerje, bie nga skela 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se një 50-vjeçar në Udine, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa ka rënë nga skela.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së Enjtes, në Udine teksa mësohet se 50-vjeçari ka rënë nga një skelë.

Mësohet se shqiptari kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese.

Por kjo rezultoi tragjike për të, pasi për arsye ende të paqarta ai ra nga skela.

Gjithashtu nuk jepet identiteti i të ndjerit.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + 8 =