Home / Kronike / E rëndë në Itali, burri shqiptar rreh gruan 9 muajshe shtatzënë në sy të djalit të saj

E rëndë në Itali, burri shqiptar rreh gruan 9 muajshe shtatzënë në sy të djalit të saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë pasi një shqiptar dhunoi një grua në muajin e 9 të shtatzënisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së Shtunës, 25 Korrik 2020 në rrethin e Borgo Vitorias.

Punëtori 30-vjecar ka rënë në prangat e policisë dhe akuzohet për dhunë në familje.

Në muajin Qershor, gruaja u largua nga shtëpia për shkak të sjelljes së dhunshme dhe kërcënuese.

Ndonëse mori urdhër për të mos iu afruar, shqiptari nuk hoqi dorë dhe e rrahu sërish 24-vjeçaren rumune në sytë e djalit të saj 2 vjecar.

E frikësuar, ajo njoftoi policinë që t’i vinte në ndihmë. Kur arritën forcat policore, 30-vjecari ia kishte mbathur, por arratia e tij nuk zgjati shumë.

Policia iu vu në ndjekje dhe e kapi në një rrugë pranë shtëpisë.

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 15 =