Home / Aktualitet / E rëndë në Fier/ 43-vjeçari vret veten me armë në sy të fëmijëve të mitur dhe gruas së tij

E rëndë në Fier/ 43-vjeçari vret veten me armë në sy të fëmijëve të mitur dhe gruas së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Fier, ku 43-vjeçari Ilirjan Binjaku ka vrarë veten me armë zjarri. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ngjarja ka ndodhur në sytë e fëmijëve të mitur të tij dhe të bashkëshortes.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.

Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 5 =