Home / Aktualitet / E rëndë në Bulqizë, qëllohet me armë zjarri 22 vjeçari, mbërrin i vdekur në spital(DETAJE)

E rëndë në Bulqizë, qëllohet me armë zjarri 22 vjeçari, mbërrin i vdekur në spital(DETAJE)

Një 22 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës.

Mësohet se viktimë ka mbetur 22 vjeçari Elidon Basha. Shkaku i vrasjes së tij nuk dihet ende, por sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ai është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga shoku i tij Klodian Kola.

I riu ka mbërritur në spitalin e Tiranës në orën 03.30 pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur sipas Policisë rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë.

Njoftimi i Policisë – Bulqizë/ informacion paraprak

Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Check Also

Moçali i ka dhe shpendët e rralla, profesor Spiro!

Nga Arber DALMATI- Zotin Aristotel Spiro, Profesor ne filologji nuk e njoh as nga afer …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =