E rëndë/ Humbin jetën babë e bir në Berat, mbetën brenda shtëpive që u shkrumbuan nga zjarri (EMRAT)
M.C
March 8, 2021
Aktualitet, Kronike, Kryesore
6 Views
Jovan dhe Mateo Vangjeli, janë babë e bir që kanë humbur jetën në Berat, pasi banesa e tyre u shkrumbua nga flakët.
Ngjarja u regjistrua në lagjen Muzakaj, ku një zjarr i përmasave të mëdha shkrumboi tre banesa gjatë natës.
Shkak i zjarrit paraprakisht dyshohet se ka qenë një ngrohëse elektrike, e cila ka marrë flakë.
Banesa ku humbën jetën babë e bir ka qenë e vjetër dhe në momentin që është përfshirë nga flakët, dyshohet se ka rënë tavani, duke bllokuar brenda babë e bir.
‘Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll. Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.’- njofton policia.