Home / Bota / E rëndë/ Humb jetën shqiptari në Itali, bie nga skela e ndërtesës ku punonte

E rëndë/ Humb jetën shqiptari në Itali, bie nga skela e ndërtesës ku punonte

Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Firence të Italisë, ngjarje e cila ka shkaktuar disa reagime nga zyrtarët lokalë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën qendrore të Scandici, gjatë rinovimit të fasadës së një pallati, ku 48-vjeçari shqiptar punonte prej disa ditësh, si pjesëtar i një kompanie ndërtimi. Ai ka rënë nga një lartësi prej 18 metrash dhe vdiq në çast, ndërsa mbërritja e autoambulancës ishte e kotë.

“Një lajm i tmerrshëm. Jemi prekur thellësisht si njerëz dhe si komunitet, jemi të tronditur dhe të hidhëruar se si ende mund të vdesim në punë. Sot është një ditë shumë e trishtuar për Scandici”, ka shkruar sipas A2, kryebashkiaku Sandro Fallani në Facebook, duke postuar edhe foton nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa shefi i Federatës së Punëtorëve të Firences, Marco Carletti shprehet: “Tashmë kemi dy vdekje në punë në industrinë e ndërtimit të Firences, gjatë urgjencës së koronavirusit. Një tjetër familje vajton për një punëtor që nuk shkon në shtëpi. Është e papranueshme. Sa aksidente të tjera në punë duhet të ndodhin për të sqaruar se ka nevojë për më shumë rregulla në ndërtim?” – bën ai pyetjen që mesa duket kërkon përgjigje nga shumë institucione.

M.C

Check Also

Mali i Zi në 1 Qershor hap kufirin me Shqipërinë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron procedurat

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + fourteen =