Home / Aktualitet / E rëndë/ Goditi disa herë me thikë në trup 61-vjeçarin, arrestohet në flagrancë autori

E rëndë/ Goditi disa herë me thikë në trup 61-vjeçarin, arrestohet në flagrancë autori

Arrestohet një 47-vjeçar pasi ka goditur me thikë dhe ka plagosur një bashkëqytetar duke e goditur disa herë me thikë.

Në pranga ka rënë shtetasi T. C., pasi ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q. Z., 61 vjeç.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin re Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.

Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + four =