Home / Aktualitet / E rëndë/ Gjendet i vdekur në pyll 34-vjeçari shqiptar në Itali

E rëndë/ Gjendet i vdekur në pyll 34-vjeçari shqiptar në Itali

Një 34-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Itali në rrethana misterioze. Mediat italiane raportojnë se Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra të Italisë, është gjetur i pajetë në një pyll jo shumë larg qytetit.

Shqiptari ishte zhdukur me datën 21 shkurt, pa lënë asnjë gjurmë. Ditën që ishte zhdukur Hysaj kishte qenë me prindërit për të bërë disa blerje dhe më pas ishte larguar duke thënë se do të kthej t’i merrte.

Por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, të gjitha gjurmët e muratorit kishin humbur. Telefoni i tij celular ishte i paarritshëm nga ora 15:00 të së dielës në 21 shkurtit.

Familjarët menjëherë kërkuan ndihmë, por shqiptari fatkeqësisht u gjet i pajetë. Shkaqet e vdekjes së tij janë ende mister, pasi sipas policisë nuk dihet nëse është vrarë, ka vrarë veten; apo ka vdekur aksidentalist. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët, drejtuar nga Prokuroria Publike, të cilët ruajnë me rreptësi konfidencialitetin.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 12 =