Home / Aktualitet / E rëndë/ Gjendet i pajetë në një kanal me ujë një person, dyshimet e para të policisë

E rëndë/ Gjendet i pajetë në një kanal me ujë një person, dyshimet e para të policisë

MALIQ – Një 55 vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë mesditën e sotme në Maliq.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa 55 vjeçari është gjetur i vdekur në fshatin Kreshpanj.

Policia thotë se viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

“Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Check Also

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 14 =