Home / Bota / E rëndë/ Foshnja mbytet me biberon, nëna tenton të hidhet nga ballkoni

E rëndë/ Foshnja mbytet me biberon, nëna tenton të hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Korfuzit, ku një foshnje 4 muajshe është gjendur e vdekur nga nëna, e cila më pas në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të vetëhidhet nga ballkoni i hotelit.

Çifti nga Anglia kishte shkuar me pushime në Korfuz, teksa këtë mëngjes gjithçka është kthyer në një makth. Nëna ia mbushi fëmijës biberonin me qumësht dhe ia dha ta pinte, ndërkohë që e zuri gjumi.

Mendohet se fëmija është mbytur nga qumështi, megjithatë shkaqet e vërteta mbeten të panjohura dhe ende nuk dihet nëse foshnja kishte ndonjë problem shëndetësor.

Sipas mediave greke, nëna 30-vjeçare thirri stafin e hotelit që të thërrisnin një mjek dhe të shihnin se çfarë po ndodhte me fëmijën. Doktori që shkoi e gjeti fëmijën të vdekur dhe nëna pasi dëgjoi lajmin tragjik, tentoi të vetëhidhej nga ballkoni i dhomës së saj. Në minutën e fundit, stafi i hotelit ndërhyri dhe i shpëtoi jetën.

Gruaja britanike u dërgua në spital për ta trajtuar psikologjikisht, pasi ajo ishte e tronditur nga vdekja e fëmijës së saj.

Një ekzaminim mjekoligjor i foshnjës do të bëhet nesër për të përcaktuar nëse nëna është përgjegjëse për vdekjen e tij. Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit ndërsa pritet ekzaminimi mjekoligjor.

Check Also

Rama kërkon të bëjë ‘PAQE’ me Bushatin, ja posti i rëndësishëm që i ofron

Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon të rikthejë në radhët e veta ish-ministrin e Jashtëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + two =