Home / Aktualitet / E rëndë/ 4 ditë përpara zgjedhjeve vritet me armë ish-kreu i LSI-së, plagosen edhe dy persona të tjerë

E rëndë/ 4 ditë përpara zgjedhjeve vritet me armë ish-kreu i LSI-së, plagosen edhe dy persona të tjerë

Të shtëna me armë zjarri dhe viktima raportohen në qytetin e Elbasanit, pas një konflikti dyshohet elektoral.

Pjerin Xhuvani raportohet se është personi që ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Së fundmi, Xhuvani është përfshirë në përplasjen me militantët e PD në Elbasan, për ditën e Verës. Partia Demokratike publikoi foton e Xhuvanit dhe e akuzoi atë si të lidhur me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Pervec Pjerin Xhuvanit që ka mbetur i vdekur, janë plagosur dhe dy persona të tjerë, një prej të cilëve është punonjëse e Policisë. Raportohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur zjarr duke qëlluar më shumë se 20 herë, edhe në drejtim të uniformave blu.

Shkak dyshohet se është bërë ndalimi i një automjeti që shpërndante para për vota në lagjen “5 Maji”. Sipas raportimeve paraprake, në vendin e ngjarjes gjatë tentativës për të ndaluar makinën ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + five =