Home / Aktualitet / “E përjashtuan” nga Këshilli Politik/ Reagon me tone të forta Rudina Hajdari

“E përjashtuan” nga Këshilli Politik/ Reagon me tone të forta Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka reaguar me tone të forta, në lidhje me komunikimin e fundit të mazhorancës për Këshillin Politik.

Deputetja Hajdari shprehet se mospërfshirja e saj në komunikatë, shkon kundër gjithpërfshirjes që është trumbetuar gjatë kësaj kohe.

Më tej, Hajdari thekson se shpreson që kjo të ketë qenë një gabim teknik, ndërkohë që konfirmon pjesmarrjen në këshillin politik të ditës së sotme.

“Te nderuar anetare te Keshillit Politik,

Se pari dua te shpreh indinjaten time per mosperfshirjen ne komunikimin e fundit.

Sic edhe ju e theksoni shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli.

Uroj te kete qene thjesht nje gabim teknik.

Ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen dhe uroj qe kesaj here te mund te bisedojme per ndryshimet kushtetuese te cilat do te votohen ne seancen e dates 30 korrik, gje e cila nuk ka qene e mundur per shkak te refuzimit te disa prej jush per ta trajtuar kete teme apo kundershtise ndaj ideve te saj.

Sic e kam perseritur dje, por edhe ne cdo mbledhje te keshillit politik, uroj qe, ashtu sic jane bashkuar mbi 80% e shqiptareve rreth perqafimit te idese per hapjen e listave, ta bejme edhe ne në ate tryeze duke treguar se te gjithe jemi ne nivelin e duhur te perfaqesimit dhe dime te leme menjane interesat personale per hir te interesit madhor te shoqerise.

Me respekt,

Rudina Hajdari.”-shkruan deputetja demokrate.

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + one =