Home / Kryesore / E pashë “Këpucët e Kuqe” dhe mbeta pezull…

E pashë “Këpucët e Kuqe” dhe mbeta pezull…

Nga Prof. Perparim KABO –

Me shume se art dhe rrefenja te ndjera…pash nje histori me shume ngjarje me shume personazhe me shume episode me shume dhimbje…Deri para shfaqjes ky realitet ishte larg, ishte i imagjinuar i hamendesuar ishte nje ralitet qe e kishim degjuar por jo njohur. E pash “Kepucet e Kuqe” dhe mbeta pezull dhe e ripash…me ndjenje pergjegjesie…Pse e urrejne kaq shume ate trup qe krijon boten endrren gezimi perdellimet qe krijon erosin dhe ate ndjenjangopje gati gati qiellore…Pse e godasin ate morfologji te bukur mishi e arome pse pse???…As kafshet nuk e perbuzin partneren e tyre…Dhe me vjene ne mendje nje personazh i nje romani…qe thoshte…Si nuk pyeten nje here a u realizua plani i dashurise…!!! Nje shoqeri me gra te dhunuara nuk eshte thjesht nje shoqeri maskiliste eshte me shume eshte nje hordhi barbaresh…Kepucet e kuqe…lyer me gjak apo …?! Duhet vijuar…ka ngjarje te dhimbshme perdhunime ne mosha te hershme qe me tej shendrohen ne prostituta dhe kur jane jo me shume se 25 vjeçe ato jane te dermuara..duan te largohen por nuk munden…nuk i lejojne…ato nuk kane me virtyt per te nisur nje jete te bukur me perdellime te dlira…sa here qe njihem me histori te tilla mendoj se perball ketij realiteti nuk ka shtet por krim te veshur me pushtet…Ju uroj te vijoni ne kete zgjim…po po zgjim…si tha nje prej jush ne rrefenje…fqinjet bejne sikur nuk degjojne…dhe mu kujtua Josef K i Kafkes qe mendoi se ai burri pas perdhes do bente diçka ndoshta nje mik ndoshta nje person qe i donte te miren…por jo. Ai mbylli perdhen dhe akti ndodhi…policet e vrane si nje qen…dhe Josefi tha:…le te jetoj trupi pas shpirtit ndryshe nga ajo qe thuhet ne librin e shenjte…Ja pra keto femra te dhunuara jane trupa qe u eshte prishur shpirti dhe dhimbjet nuk u bejne me gje ne trup te misht…Vazhdoni me artin e skenes, qe te zgjohen, te celen dritat per te pare realitetin tone qe nuk eshte rose nuk eshte gjalleri lokalesh dhe defrimesh…realiteti yne eshte ne daren e nje pyetje dhe shume ?????….Ku shkon nje shoqeri ne te cilen gruaja perdhunohet dhunohet dhe i meret jeta? Ku???? Ku ku ku….askund ku duhet, eshte nje grupim pa shpresa sepse femijet para se te mesojne se çeshte dashuria njerezore perjetojne se çeshte dhunimi ne familje…Ju faleminderit…!

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − thirteen =