Home / Bota / E pamundur të mbijetojnë ! Elon Musk ka dy fjalë për udhëtimin në Mars

E pamundur të mbijetojnë ! Elon Musk ka dy fjalë për udhëtimin në Mars

Elon Musk pranon se ‘një grup njerëzish ndoshta do të vdesin’ gjatë udhëtimeve fillestare të SpaceX në Mars – por ka këmbëngulur se do të jetë një ‘aventurë e lavdishme dhe përvojë e mrekullueshme’.
Musk tashmë ka thënë se shpreson të marrë njerëzit në Mars deri në vitin 2026 – shtatë vjet para se NASA të synojë të ulë astronautët në Planetin e Kuq.

‘Ju mund të mos ktheheni të gjallë, por është një aventurë e lavdishme dhe do të jetë një përvojë e mrekullueshme.

‘Po, sinqerisht një tufë njerëzish ndoshta do të vdesin në fillim,
është e vështirë të shkosh atje’-shprehet ai

NASA planifikon të vendosë njerëzit e parë në Mars deri në vitin 2033 si pjesë e programit të saj Artemis që do të shohë burrin dhe gruan e parë të zbresin në Hënë në 2024.

Megjithëse Musk shpreson të arrijë qëllimin e tij për të ulur njerëz në Planetin e Kuq deri në 2026 duke u treguar realist se ë shtë një mision i vshtirë edhe si pasojë e problemeve teknike që mund të hasen.

Deklarata e zyrtarëve nga NASA konfirmon se SpaceX do të jetë i vetmi që do të kthejë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga misioni Apollo 48 vjet më parë

Check Also

Politikani hyn me cigare hashashi brenda në Parlament

Çështja e legalizimit të përdorimit të marijuanës nxiti debat të ashpër në parlamentin e Francës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 19 =