Home / Aktualitet / E njohur si “Gyshja e Hekurt”, 99 vjeçarja piloton avionin ushtarak

E njohur si “Gyshja e Hekurt”, 99 vjeçarja piloton avionin ushtarak

Maria Koltakova, 99 vjec, e cila është veterane e Luftës së Dytë Botërore ka pilotuar një fluturim të Su-34, në qytetin e saj të lindjes Voronezh në Rusi.

Edhe pse 99 vjeç ajo ka pilotuar krahas pilotit profesionist i cili mban postin e nënkolonelit, Andreye Dyachenko. Koltakova ka marrë drejtimin e avionit në aerodromin ushtarak në Baltimore.

99 vjeçarja e njohur me nofkën “Gjyshja e Hekurt”, përveç pilotimit ka bërë edhe hedhje me parashutë, zhytje në ujë dhe fluturim me balonë. Sipas nënkolonelit, Koltakova e ka marrë vetë drejtimin e avionit.

“Përshtypja është kozmike. Më pëlqente gjithçka. Unë fluturova nëpër re dhe pashë Voronezh”, ka thënë ajo.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Maria ka falenderuar nënkolonelin Dyanchenko duke shtuar se ata provuan “aerobatikë”, teksa fluturonin dhe veterantja është shprehur e keqardhur që ishte flututim imitues.Maria  Koltakova mori pjesë në Betejën thelbësore të Kurs dhe  ka qenë pjesë e ushtrisë që çliroi pjesën më të madhe të Europës Lindore, përfshirë edhe Kharkov dhe Lvov.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =