Home / Aktualitet / E nisën me urgjencë në spital për shkak të gjakderdhjes, zbulohet gjendja shëndetësore e gjyqtarit

E nisën me urgjencë në spital për shkak të gjakderdhjes, zbulohet gjendja shëndetësore e gjyqtarit

Gjyqtari i Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, u shtrua ditën e mërkurë në spitalin e Shkodrës për shkak të një gjakderdhjeje në stomak. Gjendja shëndetësore e gjyqtarit është përmirësuar dhe këtë e bën me dije vetë ai, përmes një mesazhi falenderues për mjekët, ku i vlerëson për përkujdesjen maksimale që I dhanë.

ka shkruar një mesazh plot nota vlerësuese për punën e mjekëve në spitalin e Shkodrës në repartin e patologjisë që u kujdesën për të. Vjerdha shkruan se të mërkurën u detyrua të shtrohet pas një sëmundje që shkaktonte gjakderdhje në stomak dhe sot ai ka dal i shëruar falë punës dhe përkujdesit të mjekëve dhe infermierëve në shërbimin e gastrohepatologjisë.

“Të mërkurën në drekë u detyrova të paraqitem në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, pasi konstatova se isha me melenë. (gjakderdhje në stomak). Aty ishte një mjeke e re, Xheni Alia, qe nuk më njihte fare, por që më priti dhe u kujdes për mua, siç vepronte edhe me të tjerët, me ngrohtësi e përgjegjshmëri profesionale. Infermiere Mira, në krye të stafit ndihmës të urgjencës, binte në sy për përkushtimin ndaj pacientëve të urgjencës.  U shtrova në repartin e patologjisë, shërbimi i gastrohepatologjisë, ku gjeta përkujdesjen maksimale nga dy mjeket gastrohepatologe, Nevila Luli(Tabaku) e Arjola Boci(Gjika) dhe mjeku endokrinolog Ermir Neli. Në të njëjtën gjendje jam shtruar edhe para katër vitesh, por tani, në ndryshim me herën e pare, nuk mungonte asnjë ilaç. Këtu gjej vend ti shprehi mirënjohjen time drejtorit të palodhur të spitalit, dr Ardjan Dajti, qe ka bëre të mos mungojnë ilaçet ne këtë shërbim.

Stafi ndihmës me la përshtypje shumë të mira, si për profesionalizmin ashtu edhe për komunikimin me te sëmurët. Sot kam dal nga spitali i shëruar, por edhe me respektin dhe mirënjohjen time te thelle për bluzat e bardha të qytetit tone Faleminderit për shërbimin” shkruan Vjerdha.

Check Also

Tirana nesër pa drita, ja në cilat zonat do të ndërpritet energjia për disa orë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar banorët e kryeqytetit se ditën e nesërme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =