Home / Aktualitet / E moshuara e vjedhur dhe dhunuar në Lushnjë tregon detaje të reja

E moshuara e vjedhur dhe dhunuar në Lushnjë tregon detaje të reja

Një 64 vjeçare ka rënë pre e grabitjes këtë të premte. Bëhet fjalë për 2 adoleshentë, një djalë 18 vjeç me inicialet J.K, dhe një vajzë 16 vjeçare me inicialet K.B.

Detaje të reja janë bërë publike nga vetë e moshuara e cila duke folur për mediat ka treguar se grabitësja 16 vjeçare i kishte shkuar dhe i kishte kërkuar një gotë ujë sepse nuk ndihej mirë.

Ka qenë ora rreth 10 pa 20, më kërkoi ujë. Më tha ‘aman se jam lodhur, jam sëmurë’ mundësisht një gotë ujë, posi i thashë unë se në fund të fundit jemi njerëz, gocë e re nuk e pandeha se kishte ndonjë qëllim të keq, mora gotën e ujit, pastaj u shtir sikur ishte sëmurë, më kapi kriza se kam bir në zemër se ashtu kam lindur. Ulu këtu, na pije ujin, sa ma dha gotën më hodhi sprajtin në fytyrë dhe sot jam e ënjtur në sy sa s’ka ku të vejë më. Pastaj më kapi duart dhe më tërhoqi zvarrë dhe më coi te dhoma dhe më kyçi. Pastaj dëgjoja hapat që po kontrollonte, po ca kërkon moj bijë e nënës, ca të kam bërë, nuk e di se ca halli ke. Mbylle gojën se do të të vras, do të ther, më kap ajo mua, kap unë atë për lesh koke, dhimbjet e syve sa s’ka më sikur po më plasnin, pastaj më kyçi derën dhe iku, me telefon dilte deri këtu, i tha pse del jashtë dhe llafos. Njëherë dy herë, si duket ka thirrur ndonjëherë dhe iku me nxitim.

Ndër të tjera, e moshuara tregon se në shtëpi ka dhe disa sende floriri por akoma nuk ka kontrolluar nëse ia kanë marrë apo jo.

Po shohim se ca na kanë vjedhur se kam pasur disa gjëra floriri, ishte vetëm gjatë gjithë kohës. E dallova, ma treguan policët dhe e njoha, ishte dorë e zezë, nuk e njihja më parë, por fytyrën e dallova. Kam thyer xhamin e dritares që dola matanë, se më kyçi, mua m ra të fikët, u përmendja dola nga penxherja mora në telefon dhe erdhi policia”, rrëfen e moshuara.

Check Also

Koronavirusi në Shqipëri, doktor Halim Kosova surprizon me deklaratën: Më vjen ta marr Ramën…

Doktori i njohur Halim Kosova ka thënë se kur sheh situatën e krijuar nga koronavirusi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + twenty =