Home / Aktualitet / E lanë në gjendje të rëndë pa kujdes mjekësor në komisariat, flet Andrea Bregu

E lanë në gjendje të rëndë pa kujdes mjekësor në komisariat, flet Andrea Bregu

Gjatë protestës së ditës së dielë u raportua se një 20-vjeçar me identitetin Andrea Bregu gjendej në komisariat në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës policore. Avokat Altin Goxhaj bëri publik rastin dhe pohoi se 20-vjeçarit nuk po i ofrohej ndihma shëndetësore.

Ditën e sotme FaxNeës ka siguruar një intervistë me Bregun, me qëllim zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur atë ditë në komisariat. Në prononcimin përball kamerave Bregu thekson se ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike atë ditë si pasojë e dhunës policore të ushtruar nga efektivët. 20-vjeçari thekson se është ndaluar pa shkak pasi në ditën e ndalimit ai ndodhej në një rrugë dytësore dhe nuk ishte aktiv në protest. Gjatë shoqërimit për në rajonin e policisë Bregu pohon se është qëlluar me shpulla dhe grushta nga ana e policisë.

“Është shumë e vërtetë që jam dhunuar. Gjatë shoqërimit në komisariat jam dhunuar në furgonin e policisë me grushta dhe shupulla si unë dhe shoku im. Ne nuk ishim pjesëmarrës në protest por ndodheshim në një rrugë dytësore.

Dhuna psikologjike ka çuar në gjendje të rëndë shëndetësore nga ana ime. Kam kaluar në stress psikologjik nga dhuna në komisariat. Unë jam shoqëruar në datën 11, kemi qenë live në një faqe dytësore dhe i kemi bërë thirrje të tjerëve të mos ushtrojnë më dhunë. Gjatë kontrollit nuk më është gjetë asnjë mjet i rrezikshëm. Deklarimet e mia i kam dhënë pa praninë e akokatëve dhe pa praninë e familjarëve. As edhe një telefonatë nuk më është lejuar të bëj, as avokatit as familjarëve. Babi e ka marrë vesh nga rrjetet sociale. Masa që është marrë ndaj meje, është detyrim paraqitje një herë në muaj. Na kanë shoqëruar pesë policë nga të cilët 3 ishin civil. Unë do bëj një kallëzim penal ndaj policëve që kanë ushtruar dhunë ndaj meje”, tha Bregu.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al

Check Also

Gjuha e rrjeteve sociale, moderatorja e njohur: Shqiptarët janë shumë “maniakë”

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u diskutua gjuha që përdorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 12 =