Home / Aktualitet / E kritikoi se u tërhoq nga “Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave”, Erdogani ‘lë në këmbë’ Von Der Leyn

E kritikoi se u tërhoq nga “Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave”, Erdogani ‘lë në këmbë’ Von Der Leyn

Një “gafë” në takimin e zhvilluar mes Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyn, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, po bën xhiron e rrjetit.
Në videon e cila tashmë po qarkullon kudo, pasi presidenti turk ka mirëpritur dy liderët evropian dhe pasi shkëmbyen disa fjalë, në momentin që secili prej tyre do të ulej në një ndër karriget të ndodhura aty, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyn, mbeti në këmbë, duke shkaktuar një moment tepër të sikletshëm.
Megjithatë, kryekomisionerja e gjeti menjëherë zgjidhjen, duke u ulur në një divan përballë Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Turqia e konsideroi si një situatë të pamenaxhuar mirë ndërsa mediat e huaja e komentuan si provokim duke e lidhur dhe me ndodhitë e fundit.
Liderët e BE-së i bënë kërkesë Komisionit që të kërkojë burime financimi për të zgjidhur problemin e refugjatëve që Turqia ka mikpritur. Gjithashtu, vitin e kaluar një anije e dërguar për kërkime sizmike në afërsi të Greqisë shkaktoi shumë polemika. Përfaqësuesit e BE-së kërkuan që situata të tilla të evitohen dhe bënë me dije se angazhimi i BE-së do të jetë progresiv, proporcional dhe i kthyeshëm.
Turqia vazhdon të jetë një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian por së fundmi i është tërhequr vëmendje për respektimin e të drejtave të njeriut, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shtypit. Kjo pasi vendi është tërhequr nga Konventa e Stambollit që njihet si një instrument ligjor për parandalimin e dhunës ndaj grave. Përfaqësuesit e BE theksuan se të drejtat themelore të njeriut janë të panegociueshme.
randalimin e dhunës ndaj grave. Përfaqësuesit e BE theksuan se të drejtat themelore të njeriut janë të panegociueshme.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + three =