Home / Aktualitet / E krahasoi Sorosin me Hitlerin, zyrtari hungarez tërheq deklaratën e tij

E krahasoi Sorosin me Hitlerin, zyrtari hungarez tërheq deklaratën e tij

Një zyrtar hungarez ka tërhequr një artikull që krahason miliarderin dhe filantropin amerikano-hungarez George Soros – një kritik i vendosur i qeverisë së Hungarisë – me Adolf Hitlerin dhe nazistët, pas dënimit të fortë dhe thirrjeve me zë të lartë për shkarkimin e tij.

“Evropa është dhoma e gazit e George Soros”, shkroi Szilard Demeter, komisioner ministror dhe drejtues i Muzeut Letrar në Budapest, në një opinion të shtunën në median pro-qeveritare Origo, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

“Gazi helmues rrjedh nga kapsula e një shoqërie të hapur multikulturore, e cila është vdekjeprurëse për mënyrën evropiane të jetës”, citohet të ketë thënë ai.

Dhe komentet kanë nxitur politikanët e opozitës që të kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Demeter dhe provokuan indinjatë nga komuniteti hebre i Hungarisë.

“(Është) një rast i relativizimit të Holokaustit, dhe për këtë arsye është i papajtueshëm me pretendimet e qeverisë për tolerancë zero për antisemitizmin”, tha Kongregacioni i Unifikuar hebre hungarez, i cili e quajti artikullin “pa shije” dhe “të pafalshëm”.

Ndërkohë, në një deklaratë të dielën në Origo, Demeter tha se ai do ta tërhiqte artikullin e tij “pavarësisht nga ajo që unë mendoj” dhe do të fshijë faqen e tij në Facebook.

Ndryshe, shkruan Al Jazeera, Soros, i cili ka lindur në Hungari dhe është një i mbijetuar i Holokaustit, ka qenë në kundërshtim me qeverinë e Orbanit për vite me radhë për derdhjen e fondeve në organizata dhe institucione liberale në Hungari.

Në 2019, Universiteti i Evropës Qendrore që ai themeloi tha se po detyrohej të largohej nga vendi nga qeveria nacionaliste dhe zhvendosi shumicën e operacioneve të saj në Vjenë. /Telegrafi/

Check Also

Vuçiç: Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së ish kryeministrit Ramush Haradinaj për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 16 =