Home / Bota / E konfirmon OBSH: Varianti i ri i Covid-19 po përhapet më shpejt

E konfirmon OBSH: Varianti i ri i Covid-19 po përhapet më shpejt

Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të variantit të ri të COVID-19 në Britani të Madhe që Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock zbuloi më parë gjatë një adresimi në parlament.

Mike Ryan, shefi i programit të urgjencave të OBSH-së, tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë se “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë variant gjenetik të raportuar në 1.000 individë në Angli.

Autoritetet po shikojnë rëndësinë e saj. Ne kemi parë shumë variante, ky virus evoluon dhe ndryshon me kalimin e kohës”, shtoi ai.

Ky virus besohet se po përhapet shpejtë në Jug-Lindje të vendit”, tha sot, Hancock.

Përhapja po rritet më shpejt se varianti ekzistues, me mbi një mijë raste deri më tani, shtoi Sekretari britanik.

Ndryshe, ka pasur raportime të variantit të ri në 60 zona të autoritetit lokal, dhe besohet se është i ngjashëm me atë të gjetur në vendet e tjera gjatë muajve të fundit.

 

Check Also

Dhunoi 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici përfundon në…

Në maj të vitit të kaluar, një 15 vjeçar u dhunua nga efektivët e policisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =