Home / Aktualitet / E kërcënonte dhe përndiqte vazhdimisht bashkëshorten, vihet në pranga 62 vjeçari në Berat

E kërcënonte dhe përndiqte vazhdimisht bashkëshorten, vihet në pranga 62 vjeçari në Berat

Mëngjesin e sotëm policia e Beratit ka vënë në pranga një 62 vjecar i cili në mënyrë të përsëritur kishte kërcënuar dhe përndjekur bashkëshortën e tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojteje.Shtetasi Gezim xhufkollari 62 vjeç u ndalua nga policia pasi ai vazhdimisht kishte shqetësuar dhe kërcënuar përmes telefonit bashkëshorten e tij.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat gjithashtu arrestuan në flagrancë shtetasin D.Xh., 36 vjeç, (i dënuar më parë) duke transportuar me mjetin tip “Porche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, goditën një rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D.Xh., 36 vjeç, (i dënuar më parë), banues në Tiranë

Shërbimet e policisë kanë kapur në fshatin Orizaj, Çorovodë, shtetasin D. Xh., duke transportuar me mjetin tip “Porche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit G.Xh., 62 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka telefonuar kërcënuar dhe përndjekur bashkëshorten e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejsheme. Berat- i arrestuari per Ndihme te kalim te paligjshem Devis Xhaholli
I arrestuari per Perndjekje Gezim xhufkollari

Check Also

Tokyo 2020/ Rëndohet situata e pandemisë në Japoni

Vetëm pak ditë pas hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, Japonia po regjistron një rritje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − fifteen =